NotesWhat is notes.io?

Notes brand slogan

Notes - notes.io

Fjalimi në tryezën e sotme: "Dhomat e specializuara" dhe raporti me institucionet e Republikës së Kosovës.

Të nderuar të pranishëm,

Dhomat e Specializuara nuk patën ardhur në debat të Kuvendit për shqyrtim por veçse për miratim e legjitimim. Në një pikë të vetme të rendit të ditës në një seancë të vetme fillonte dhe përfundonte gjithçka. Për të qenë më keq se kaq, kur nuk kaloi ndryshimi i Kushtetutës me Amandamentin 24 me 26 qershor 2015, u përsërit votimi pa iu ndëruar asnjë presje me 3 gusht 2015, derisa i bënë 82 vota.

Seanca të ngutshme në verën e vitit 2015, dhe e tillë ishte edhe seanca e 22 dhjetorit e vitit të kaluar, ku vendime tejet të rëndësishme paraprihen me vetëm një debat disaorësh. Ne e dimë se secilin ligj, ligjin edhe më të thjeshtë në Kuvend të Republikës, e trajtojmë në dy lexime të ndara me dy muaj në mes, kurse ndryshimet kushtetuese ose çështje që lidhen me Kushtetutën, i bëjmë shpejt e shpejt duke u nxituar.

Në gushtin e vitit 2015 i kemi pasur edhe Gjykatën Speciale, edhe ‘Demarkacionin’ edhe ‘Zajednicën’. Ai ka qenë një gusht i nxehtë kot, sepse ka qenë një gusht i errët, ka qenë një gusht i zi: kur me vetëm tri javë dallim në mes, edhe amandamentohet Kushtetuta për t’i hapur rrugën Gjykatës Speciale, por edhe nënshkruhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, përkatësisht ‘Zajednica’ e Serbisë në Kosovë. E unë besoj që këto të dyja janë dy anë të së njëjtës medale. Sepse Gjykata Speciale konsiston në një histori të re politike për Kosovën. Historia politike është parashikim i së kaluarës. E Gjykata Speciale me procedurat edhe në fund vendimet e saj do të parashikojë ndryshe të kaluarën e rrjedhimisht do ta shkruajë ndryshe historinë. Historia ka të bëjë me të kaluarën, mirëpo shkrimi i historisë ka të bëjë edhe me të ardhmen, e rishkrimi i historisë ka të bëjë veçse me të ardhmen. Dhe, unë besoj që UÇK-ja, historia e saj, janë shumë në rrezik prej Gjykatës Speciale. Këtë gjë, siç e theksoi edhe Albulena, ne gjatë vitit 2015 e kemi përmendur pafund herë. Mirëpo në verën e atij viti u përdrodhën duart e deputetëve për tu ndryshuar votimi e për t’u bërë amandamentimi i Kushtetutës.

Ne e dimë që në Kosovë vazhdimisht kemi pasur gjykata speciale. Pse edhe një tjetër Gjykatë Speciale? Ne na mungojnë gjykatat normale, jo gjykatat speciale. Ne na mungon normaliteti e jo specialiteti. Dhe, kjo gjykatë veç sa e shton abnormalizimin e Kosovës.

Mbikëqyrja e punës së Gjykatës dhe Zyra e Prokurorit nuk i nënshtrohen asnjë mbikëqyrjeje nga Këshilli Gjyqësor. Gjyqtarët, pa përjashtim, që të gjithë janë ndërkombëtarë dhe të njëjtit nuk emërohen sipas procedurave të parapara me legjislacionin në fuqi në Kosovë, kontrolli ligjor dhe kushtetues kalon nëpër fazat procedurale tërësisht të pavarura me rregullimin aktual.

Edhe kompetenca kohore e kësaj gjykate është simptomatike: dhomat e specializuara do t’i gjykojnë të gjitha veprat penale sipas detyrës zyrtare për periudhën nga 1 janari 1998 e deri më 31 dhjetor 2000. Pra, nëse e marrim si ditë të çlirimit të Kosovës, 12 qershorin 1999, kjo i bie që mandati kohor, kompetenca kohore e Gjykatës Speciale, do të jetë për 6 ditë më shumë pas luftës sesa gjatë luftës. Pra, në njërën anë do të jetë më shumë pas luftës sesa gjatë luftës, dhe, në anën tjetër, eliminohen komplet krimet e paraluftës, sepse ne e dimë shumë mirë se në Kosovë nuk ka pasur vetëm krime gjatë luftës, por ka pasur krime edhe para luftës. Ndoshta Kroacia, Bosnja e Sllovenia kishin probleme me Beogradin atëherë kur shpërtheu lufta, por ne shqiptarët edhe para luftës nuk e kemi pasur paqe.

E dimë që për gati një dekadë pas çlirimit UNIMIK-u s’na dha kurrë llogari, po ashtu as EULEX-i s’na dha llogari për një dekadë pas shpalljes së Pavarësisë, e tash njësoj, natyrisht, që as kjo Gjykatë Speciale nuk do të na jap llogari sepse ajo do të jetë brenda sistemit tone vetëm duke qenë sipër tij e anash tij. Pra, është brenda me kusht që është sipër. Gjykatat duhet të jenë të pavarura nga qeveria, por jo nga shteti. Edhe në botën demokratike sot nuk mund ta konceptosh drejtësinë pa shtet. Shteti, sovraniteti janë ato që i mundësojnë edhe gjykatat. Natyrisht që pastaj bëhet ndarja e pushteteve por nuk mund të ketë ndarje gjykatës nga shteti.

Përderisa ne po presim që të integrohemi në organizmat ndërkombëtarë nga poshtë e aty jemi kah fundi, janë instanca të ndryshme ndërkombëtare që janë integruar nga lart në Kosovë e që kanë mbetur përgjithmonë sipër saj. U integrua UNMIK-u në Kosovë, por jo edhe Kosova në OKB; u integrua KFOR-i në Kosovë por jo edhe Kosova në NATO; u integrua EULEX-i në Kosovë por jo edhe Kosova në BE; ngjashëm po orvatet të integrohet edhe Gjykata Speciale tash në Kosovë për ta lënë Kosovën jashtë çfarëdo drejtësie universale. Se ne trajtohemi me specialitet. Me fjalë të tjera, nuk kemi integrime ndërkombëtare të Kosovës por kemi integrime kosovare të ndërkombëtarëve. Kjo është kahje e kundërt me sovranizimin dhe shtetndërtimin.

E di që shumë njerëz janë lodhur me këta mujsharët e pasluftës në Kosovë dhe thonë ‘hajt se ndoshta kjo Gjykatë Speciale do të na i heq qafe ata’. Pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar, vrasësit e plaçkitësit e veshur me pushtet, unë besoj, as nuk duhet dhe as nuk mundemi t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë prej Serbisë e Rusisë. Ata duhet t’i largojmë nga pushteti dhe me ta duhet të përballet vetë shoqëria jonë, ne qytetaret e këtij vendi, ne opozita që e do ndryshimin. Këso mynxyrash u kanë ndodhur edhe popujve të tjerë, anë e mbanë botës përgjatë historisë. Pra, ne s’jemi fare sui generis. Jemi shtet i kapur, por nuk jemi shteti i vetëm i kapur. Dhe, kapja e shtetit nuk po ndodhë për herë të parë në botë. Veçse popujt e tjerë i kanë rrëzuar a i kanë larguar të korruptuarit e kriminelët e i kanë hapur rrugë drejtësisë, demokracisë e zhvillimit. Në Kosovë, besoj që shumë prej këtyre politikanëve mujsharë duhen akuzuar e gjykuar si kriminelë të paqes për atë çfarë i bënë popullit tonë për këto 18 vjet të pasluftës, e jo si kriminelë të luftës për atë çfarë i kanë bërë Serbisë në ata 18 muaj. Dhe, një dëshirë e zjarrtë e popullit të Kosovës për t’i hequr qafe këta mujsharë që bëjnë zullum, po keqpërdoret me pritje të mëdha nga Gjykata Speciale efekti i menjëhershëm i të cilave është demobilizimi i qytetarëve të cilët presin që punën tonë si qytetarë të Republikës do të na e kryej dikush tjetër.

Në fund të vitit të kaluar ishte një tryezë në të cilën presidenti aktual i Kosovës mori pjesë dhe dha një informacion interesant që nuk e kishim ditur më herët. Ai tha se për çështjen e Gjykatës Speciale, ai ka pasur marrëveshje me faktorët ndërkombëtarë. Në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvëndës-kryeministër, ai kishte negociuar fshehurazi me faktorët ndërkombëtarë dhe kishte bërë një marrëveshje për të cilën tash po e pranon që është e gabueshme. Edhe në ato momente ju e mbani në mend që Ambasadori britanik O’Connell e pati lëshuar tryezën. Sipas Presidentit, bashkësia ndërkombëtare i kishte premtuar atij se Kosova do të mund të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të bëhet liberalizimi i shpejtë i vizave, të ketë mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, të bëhet themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe të kemi njohje të reja.

Kësisoj Thaçi e pranoi që fshehurazi ka bërë pazar që doli se ka qenë i gabueshëm e i dëmshëm. Edhe ka bërë pazar, edhe e ka bërë fshehurazi, edhe doli gabim ai pazar. Ai tash duhet ta dëshmojë që nuk është duke e vazhduar pazarin. Për të dëshmuar që nuk e ka për vete dhe nuk po e vazhdon pazarin, duhet të jap dorëheqje, sepse ka përdredhur duart e shumë deputetëve në ditën e 3 gushtit që të anulohet moskalimi i Amendamentit 24 që i hapi rrugë Gjykatës Kushtetuese me 26 qershor. Pra, me 26 qershor, ishte vullneti i Kuvendit, me 3 gusht të vitit 2015 deformohet vullneti i Kuvendit, dhe, këtë e bën njeriu që sot është president. Për ta dëshmuar që ky është penduar, që i vjen keq për atë çka ka bërë (ne kurrë nuk do ta humbim besimin që njerëzit mund të përmirësohen) ama kjo duhet të shihet, duhet të dëshmohet para të gjithë neve, ai duhet të jap dorëheqje. Problemi kryesor që unë kam me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk është shfuqizimi i Gjykatës Speciale, por mungesa e sinqeritetit dhe seriozitetit për shfuqizimin e saj. Kjo nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale, ky është problemi themelor. Nuk e ka as përnjëmend, dhe, në të njëjtën kohë, nuk është fare serioz në këtë iniciativë sepse ka hyrë i papërgatitur. Pra, është një iniciativë e papërgatitur dhe nuk është e vërtetë. Në momentin që do të kalonte ky projektligj me një rresht, atëherë votat e deputetëve të Kuvendit të Republikës do të ndodheshin në majën e lapsit kimik të President për dy javë, i cili duke mos na dëshmuar neve paraprakisht që ka dalur nga pazari, do të shfrytëzoheshin për vazhdimin e tij.

Përfundimisht, unë jam i bindur që kjo iniciativë e Presidentit aktual nuk ka për synim që ta heqë Gjykatën Speciale nga Kosova por eventualisht emrin e tij nga Gjykata Speciale. Kjo është arsyeja pse përderisa kundërshtojmë Gjykatën Speciale në të njëjtën kohë nuk mund të pranojmë iniciativa të këtilla të cilat as nuk janë të përgatitura mirë dhe as nuk janë të sinqerta.

Ju falemnderit.
     
 
what is notes.io
 

Notes.io is a web-based application for taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000 notes created and continuing...

With notes.io;

  • * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
  • * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
  • * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
  • * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
  • * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.

Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.

Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!

Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )

Free: Notes.io works for 12 years and has been free since the day it was started.


You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;


Email: [email protected]

Twitter: http://twitter.com/notesio

Instagram: http://instagram.com/notes.io

Facebook: http://facebook.com/notesio



Regards;
Notes.io Team

     
 
Shortened Note Link
 
 
Looding Image
 
     
 
Long File
 
 

For written notes was greater than 18KB Unable to shorten.

To be smaller than 18KB, please organize your notes, or sign in.