NotesWhat is notes.io?

Notes brand slogan

Notes - notes.io

Sot, në datë 13.03.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi shtyrjen e zhvillimit të seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}.

Më tej, Këshilli vendosi për miratimin e listës përfundimtare të gjyqtarëve që do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin mbi shpërndarjen e disa pajisjeve të teknologjisë së informacionit, në gjykatat e të tre niveleve.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {...} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 239, 240, 241, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

Githashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 236, datë 24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, shqyrtoi dhe miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:
• Znj. {...} për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 239, nr. 244, nr. 247 datë 24.05.2023;
• Z. {...}, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 241 datë 24.05.2023.

Këshilli vendosi të shtyjë zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {...}.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kandidatët:
• Z. {...} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.24, datë 18.01.2023.
• Z. {...} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.22, datë 18.01.2023;
• Znj. {...} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.23 datë 18.01.2023.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimet për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:
• Znj. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin e Këshillit nr.247, datë 24.05.2023;
• Znj. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin e Këshillit nr. 502, datë 21.11.2022.

Pas shqyrtimit të projektvendimit, Këshilli vendosi për pranimin e kërkesës për qëndrim në detyrë deri në moshën 70 vjeç të z. {...}.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi opinionin mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin për dërgimin e emrit të kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën e Lartë.

Këshilli miratoi vendimin për përjashtimin e kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përcaktimit me short, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës, të shpallura me vendimet nr. 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86 datë 20.02.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.
     
 
what is notes.io
 

Notes.io is a web-based application for taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000 notes created and continuing...

With notes.io;

  • * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
  • * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
  • * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
  • * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
  • * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.

Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.

Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!

Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )

Free: Notes.io works for 12 years and has been free since the day it was started.


You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;


Email: [email protected]

Twitter: http://twitter.com/notesio

Instagram: http://instagram.com/notes.io

Facebook: http://facebook.com/notesio



Regards;
Notes.io Team

     
 
Shortened Note Link
 
 
Looding Image
 
     
 
Long File
 
 

For written notes was greater than 18KB Unable to shorten.

To be smaller than 18KB, please organize your notes, or sign in.