NotesWhat is notes.io?

Notes brand slogan

Notes - notes.io

Marrë në tërësi, zhvillimin e arsimit në Kosovë prej Luftës së Dytë Botërore e deri më sot mund ta ndajmë në pesë etapa kryesore:

Etepa e parë (1944 – 1966). Sistem arsimor socialist me përfshirje gjithë popullore për zhdukjen e analfabetizmit. Mësimi teorik me bazë ideologjinë komuniste. Forcimi i besimit në socializëm dhe vëllazërim – bashkim si rend politik e ekonomik Jugosllav. Në Kosovë orientimet programore të arsimit qonin deri në përfundimin e një shkolle të mesme gjimnaz apo norm­ale dhe në vitin 1958 themelohet Shkolla e parë e Lartë Pedago­gjike dhe më 1960 Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Arritje tjetër e madhe gjatë kësaj etape ishte edhe fillimi i funksionimit (ndonëse me pengesa të natyrave të ndryshme) të asaj e cila më vonë do të njihet si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.
Etapa e dytë (1966 – 1980). Shënohet një demokratizim i sistemit të arsimit dhe konsolidimi i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet. Fillojnë punën edhe shkollat e mesme profesionale apo prodhuese, por nuk investohej në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies ku 91% e buxhetit arsimor i dedikohej vetëm pagave. Pas vitit 1970 proceset arsimore marrin një hovë të lartë të zhvillimit, depolitizohet sistemi i arsimit në një masë të madhe, planprogramet arsimore zhvillohen nga ekspertët kosovar, arsimi merr një dimension të ri shoqëror dhe kombëtar në luftë për dije dhe liri nga okupimi serb. Arritjen më të madhe në këtë etapë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës.
Etapa e tretë (1980 – 1991). Rikthimi i ndikimit të politikës në arsim, humbja e orientimit arsimor të institucioneve, ndjekja dhe përjashtimi nga puna i ekspertëve dhe mësimdhënësve, zbatimi i politikës antiarsimore dhe antinjerëzore të pushtetit serb. Fatkeqësisht shënohen zhvillime edukocidiale deri në ndalimin e arsimimit dhe dëbimin me dhunë të nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve nga institucionet arsimore.
Etapa e katërt (1991 – 1999). Krijimi i sistemit të pavarur demokratik arsimor dhe ruajtjen e vazhdimësisë së punës së institucioneve arsimore dhe procesit arsimor nën okupim. Sistemi i arsimit vëhet në lëvizje të themelimit të shtetit të ri të Kosovës dhe pengimin e shpopullimit të Kosovës nga populli i saj. Zhvillimi i planprogrameve dhe botimi i teksteve mësimore të reja pa ndikime ideologjike dhe politike dhe me platëformë të arsimit kombëtar. Nuk është zhvilluar ndonjë filozofi e veçantë orientuese arsimore, por është shënuar një vullnet i paparë për punë i mësimdhënësve, në kushte të rënda të okupimit, në “Shtëpitë Shkollë”. Gjatë kësaj etape, sistemi arsimor në Kosovë përfshinte: 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Etapa e pestë (1999 e deri sot). Reformimi i plotë i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Qëllimet arsimore në ndërtimin e aftësive mendore, shkathtësitë profesionale, kulturën qytetare dhe mirëqenien individuale e shoqërore të qytetarëve të Kosovës. Zbatimi i metodolo­gjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxë­nies, të bazuara në standarde dhe objektiva mësimore. Zgjerimi i sistemit të arsimit të obligueshëm për një klasë dhe organizimi i arsimit privat si alternativë dhe konkurrues në zhvillimin e arsimit në Kosovë. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3 - 4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002.[1]
     
 
what is notes.io
 

Notes.io is a web-based application for taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000 notes created and continuing...

With notes.io;

  • * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
  • * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
  • * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
  • * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
  • * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.

Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.

Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!

Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )

Free: Notes.io works for 12 years and has been free since the day it was started.


You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;


Email: [email protected]

Twitter: http://twitter.com/notesio

Instagram: http://instagram.com/notes.io

Facebook: http://facebook.com/notesio



Regards;
Notes.io Team

     
 
Shortened Note Link
 
 
Looding Image
 
     
 
Long File
 
 

For written notes was greater than 18KB Unable to shorten.

To be smaller than 18KB, please organize your notes, or sign in.