NotesWhat is notes.io?

Notes brand slogan

Notes - notes.io

Rrënjët e legjislacionit shqiptar vijnë nga e drejta Ilire dhe më heret në të njëjtën kohë ku në Romën e lashtë po lulëzonte e drejta romake (një ndër shkollat më të vjetra në botë që dhe sot zë peshën kryesore në legjislacionin e kontinentit europian e më gjërë), një jurispondencë qe kishte ngulur rrenjë në zemër të Europës, e drejta shqiptare.

Pikërisht kjo periudhë pa dhe të drejtën Ilire, si një e drejtë që ngjason me të drejtën romake më vonë ajo vazhdoi të mbijetojë si e drejtë zakonore, madje u kodifikua në kanunin të pa shkruar në kuptimin formal që ne njohim sot dhe në larminë e tyre radhiten mbi dymbëdhjetë kanune në të gjitha trevat shqiptare, që disa kanë parë dritën e botimit një shekull më parë e të tjerë rendin edhe sot.

E drejta zokonore vjen nëpër kohë duke marrë forma dhe përshtatshmëri të ndryshme, madje modernizohet nëpërmjet analogjisë në trevat shqiptare dhe më gjerë akoma, që nga pushtimi i bizantit dhe më vonë gjatë sundimit të perandorisë turke, ajo pati si plotësim dhe të drejtën e sherjatit, duke sjellë një kanun të përmiresuar në të gjithë aspektet qofshin ato civile apo penale.

Ndër kanunet, në krye qëndron Kodi i Lekё Dukagjinit që është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.Kanuni i_Leke_Dukagjinit ndonese i ashpër, sjell një legjislacion të përmiresuar qoftë në aspektin e parandalimit të krimit, vrasjes për gjakmarrje, duke shtërguar masat për krime dhe parandaluar krimin kundër të miturve dhe grave, që i përjashtonte nga gjakmarrja, madje në zinxhirin e ngjarjeve, krimi legalizohej brenda 48 orësh nga fisi te dorari, pra autori i krimit.

Një hap tjetër cilësor në aspektin e përmiresimit të kanunit solli kanuni i Skënderbeut, që në tërësi nuk kishte ndryshime të mëdha me atë të Lekë Dukagjinit, por shihet si më i dekriminalizuar (më i butë përsa i përket ndëshkueshmërisë) dhe në këtë rreth përfshiheshin trevat e Dibres, Matit, Krujës, Lezhës dhe Shqipërisë së Mesme, pra shihet një tendencë dekriminalizimi në disa aspekte.

E drejta zakonore është një nga burimet kryesore të legjislacionit tonë në pozitë, ndonese legjislacioni aktual bën pjesë në familjen italiane, por ajo që e bën legjislacionin shqiptar të arrnuar, është fakti se në tërësi ai ka shumë shkolla në përbërje të tij.

Në qoftë se në kohën e Mbretit Zog, mbizotëronte “Kodi i Napoleonit” dhe ajo e të drejtës romake më vonë nën rënien e vendit në diktaturë e drejta mori dyzimet e saj dhe në Kodin Penal, zu vend edhe shkolla ruse, madje pati dhe ligje të përshtatura, ndërsa përsa i përket aspektit civil, pati një varfëri sa e çoi të drejtën civile drejt një shuarje të vertete, por të mos thënë që nuk ekzistonte fare, pasi s’kishte botë marrëdhëniesh civile, sepse qytetarët ishin zhveshur nga pronësia dhe pasi kemi një pronaë të vetëm që është shteti.

Interesant është fakti se e drejta zakonore pavarësisht nga pushtimet, qofshin ato perandori apo jo, ajo ka funksionuar në treva të ndryshme dhe asnjëherë nuk u asimulua dhe madje as sot në kohë moderne, por herë-herë në kohë të ndryshme shfaqet me pozitën e saj dhe sekreti qëndron në faktin se ligjet kishin si bazë plebishitin direkt të pleqërisë, madje per jurispondence shkaqjet duhen studiuar.

Mënyra e të bërit të ligjeve nga të zgjedhurit e popullit dhe debatet, intepretimet, analogjia, i kanë bërë kaq jetëgjatë këto monomente të legjislacionit shqiptar, që sot shihen madje me përçmim në vend që të studiohen dhe të vlerësohen për atë pjesë pozitive të rrenjëve të legjislacionit.Në trojet shqiptare, që moti rrojnë dymbëdhjetë kanune të ndryshme dhe në mes tyre qëndron ai i që kishte një pushtet absolut legjislativ, pikërisht kanuni i Lekë Dukagjinit, që vret edhe në ditët tona, duke sfiduar dhe ligjet e kohës.

Kjo tabu e rëndë është mbartur mes shqiptarëve me dhimbje e barrëpeshuese, për vetë faktin se shteti shqiptar përgjatë historisë së tij ka qenë i brishtë. Është e vështirë të ndërmarrësh një studim, apo të hedhësh hipoteza për të drejtën zakonore, pasi jo vetëm shqiptarët dhe jurisprudenca, por dhe studiues të huaj ende nuk kanë dalë në një konkluzion definitiv përsa i përket të drejtës zakonore shqiptare, që bazën e ka te kodifikimi, kanuni i Lekë Dukagjinit e më herët në aspektin juridik të shkruar ato hasen te statuset e Shkodrës.

Faktet historike janë akoma më bindëse përsa i përket ekzistencës së këtij kodi

Që në kohën e ndarjes së perandorisë Romake, Shqipëria u sundua nga Roma dhe Bizanti, më vonë nga sllavët, perandoria osmane dhe pushtetin e tyre e vendosën njëherazi duke mbajtur në legjislacion edhe të drejtën zakonore shqiptare, që më vonë u kodifikua në kanunin në treva të ndryshme të vendit.

Këto ligje të heshtura, janë trashëguar nga brezi në brez dhe sot ato janë aktiev në shumë treva shqiptare. Baza e burimi në kanunet tona është morali i mirë, zakonet që janë trashëguar nga të parët, arritën të përmblidhen në një kanun që edhe sot është në bibliotekat e shqiptare.Në të vërtetë, kanuni është një kryevepër gjashtëqindvjeçare, që ka sfiduar edhe legjislacionet, që në kohën e Bizantit (siç edhe e përmendëm) dhe në aspektin historik e studimor ai është ikonë e vjetër që ruan vlera të mëdha. Por më e frikshmja, qëndron në faktin së kanuni nuk rri në bibliotekë, por në memorien e shqiptarëve dhe në çdo hap që hedhin shqiptarët “modernë”, kanuni ka forcën e tij të heshtur. Pra, para një shekulli nuk kishim ligje në kuptimin formal, por që ato zbatoheshin në çdo vend, nuk ekzitonte kuptimi formal, por ligjet ishin në pozite dhe vepronin?!.

Dhe drama fillon pikërisht këtu, kur kjo tabu zgjohet në ndërgjegjen e njerëzve dhe shndërrohet në një përbindësh duke vrarë jetë njerëzish edhe të pafajshem, madje me një formë të pa hasur më parë, i përcudnuar, përtej vetë legjislacionit të kanunit.

Kanuni i kodifikuar nga Lekë Dukagjini ka një gamë të gjerë e gjithëpërfshirëse qoftë në aspektin civil, qoftë dhe në aspektin penal. Por pikërisht në aspektin penal ai ashpërsohet përtej njerëzores. Nderi vlerësohet si një nga vlerat që paguhet vetëm më gjak (që do të thotë nëse preket nderi) kanuni të detyron që të hakmerresh.Gjithashtu, sanksionet penale të kanunit venë nën gjakmarrje problemet e pronësisë dhe të besës së thyer, por nën gjakmarrje janë vetëm burrat. Të tjerët janë të detyruar të ngujohen në kullat e tyre. Ndonëse e drejta penale në vendin tonë ka ekzistuar, gjithmonë është sfiduar nga kanuni i Lekë Dukagjinit përsa i përket gjakmarrjes.

Sot në Kodin Penal është hequr dënimi me vdekje, por kanuni vret përsëri, pra nuk ka as reformim dhe as civilizim për shumë krahina përsa i përket kanunit. Rastet e gjakmarrjes janë të shpeshta, por dramat që sjell hakmarrja janë të paimagjinueshme.

Fakti se gjatë kohës së diktaturës gjakmarrja u shua në aparencë dhe censura e shtetit nuk linte shumë hapësira, gjaqet u falën parimisht, por pas viteve ’90-të, ku shoqëria shqiptare u hap drejt vendeve perëndimore dhe përveç lirive të tjera rimorëm si vlerë përsëri gjakmarrjen.

Trevat më të prekura janë ato të Malësisë së Shkodrës, Malësisë së Madhe, Kukësit, Dibrës, Matit, Kurbinit dhe gjithë zona verilindore. Por, nuk mund të lesh në një anë edhe ato të Shqipërisë se Mesme dhe të Jugut, shtuar edhe faktit se pas lëvizjes së lirë pas 1990, zonat u bënë heterogjene dhe është e vështirë të bësh dallime.

Qendra e Zadrimës është e financuar nga kisha dhe një shoqatë italiane, por ky rast është vetëm një ogur i mirë përballë këtij problemi social të egër e primitiv. Nuk ka një statistikë të saktë për krimet që janë shënuar nga gjakmarrja, por dihet që shumica e krimeve kanë si fillesë gjakmarrjen. Sot janë përafërsisht rreth 700 familje të ngujuara për hir të një riti të vjetër vrasës. Kanuni në thelb është një kushtetutë primitive që është miratuar në heshtje, por çudia qëndron në faktin se ai vret në kohë moderne si 600 vjet më parë.

Legjislacioni shqiptarë gjat dekadave të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha në aspektin penal e civil, në tërësi ai është një legjislacion modern në përpushje më të drejtat ndërkombetare dhe të drejtën eropiane dhe e drejta në tërësi është në avangard drejt përmisimit, por ajo që është për t’u parë është moszbatueshmëria, sepse mënyra e miratimit të ligjeve kërkon më shumë debat, gjithëpërfshirje dhe njohje, sepse Kanuni është aty dhe hërë pas here zgjohet…
     
 
what is notes.io
 

Notes.io is a web-based application for taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000 notes created and continuing...

With notes.io;

  • * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
  • * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
  • * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
  • * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
  • * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.

Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.

Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!

Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )

Free: Notes.io works for 12 years and has been free since the day it was started.


You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;


Email: [email protected]

Twitter: http://twitter.com/notesio

Instagram: http://instagram.com/notes.io

Facebook: http://facebook.com/notesio



Regards;
Notes.io Team

     
 
Shortened Note Link
 
 
Looding Image
 
     
 
Long File
 
 

For written notes was greater than 18KB Unable to shorten.

To be smaller than 18KB, please organize your notes, or sign in.