NotesWhat is notes.io?

Notes brand slogan

Notes - notes.io

Marredheniet nderkombtare


Të nisësh një marrëdhënie nuk është e vështirë, por të çosh atë brez pas brezi, dinasti pas dinastie, shtet pas shteti, individ pas individi është tej mase e vështirë.Duke lexuar dhe dëgjuar rreth marrëdhënieve ndërkombëtare kam kuptuar se komplikimet dhe mosmarrëveshjet në një marrëdhënie mes shtetesh janë rezutat i punëve të dobëta të kryera nga njerëzimi në shekuj.
Rreth marrëdhënieve ndërkombtare është folur dhe folet gjithkund…
Marrëdhëniet ndërkombëtare në kohën tonë kanë marrur një zhvillim të paparashikuar dhe të hovshëm. Kjo nuk lidhet aq shumë me dëshirën e njerëzimit për të ecur përpara, sesa për nevojën egoiste për të patur çdo moment përmirësimin e kushteve të jetës dhe vetëkontrollin për të trajtuar qëniet njerëzore të varura nga nevoja për tu përmirësuar.
Duket qart se marrëdhëniet ndërkombëtare ndikojnë thellë në jetën e përditshme dhe të gjithë ne marrim pjesë në MN.
Shtetet ndryshojn në aspektin e madhësisë së popullatës dhe ëkonomis.Por ajo që duhet ditur është se shtetet janë subjekte më të rëndësishme në MN dhe pa marrë parasysh madhësia është I madh apo I vogël duhet të bashkëpunojn me shtetet tjera me demokraci të konsoliduar dhe me peshë në mardhëniet ndërkombëtare. Sigurisht që është më tepër e lehtë për t’u thënë sesa për tu bërë. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Çdo komb, çdo popull dhe çdo shtet ka mentalitetin e vet dhe qëllimet e veta. Shumë herë ndodhin raste kur dy njerëz nuk merren vesh njëri me tjetrin, imagjinoni se ç’mund të bëjnë dy shtete me miliona banorë.
Kur dy veta mezi merren vesh pasi kanë interesa të kundërta, po shtetet si mund të merren vesh? A ka mekanizma lidhur me këtë çështje? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve janë marëdhëniet ndërkombëtare.
Në fillim shtetet lindën si sovrane madje dhe janë gjakosur për këtë sovranitet. E tani nuk besoj se mund të thuhet e njëjta gjë…
Sigurisht që një marrëdhënie kërkon aktorë që ta mbajnë gjallë lidhjen dhe aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare janë qeveritë e shteteve të botës. Është organizmi i tyre që mban marrëdhënien gjallë. Po si mbahet marrëdhënia gjallë? Nëpërmjet interesave. Shtetin e bëjnë shtresat. Që politika e një shteti t’i nënshtrohet idesë së një shtrese, atëherë është e nevojshme që kjo shtresë të marrë pushtetin politik.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e nevojshme të kihet parasysh se pushteti, vjen si rrjedhojë e ndryshimeve të interesave që përfaqësojnë këto ndryshime. Ndryshimi asnjëherë nuk mendohet, por imponohet. Ai vjen si rrjedhojë e një pakënaqësie ndaj një gjëndjeje të caktuar.
E cfarë mund te thuhet tjetër për MN.Ajo që unë mendoj është se MN përpiqen të shpjegojn bashkëveprimin e shteteve në sistemin ndërshtetëror global, dhe ajo gjithashtu përpiqet të shpjegojë bashkëveprimin e të tjerëve sjellja e të cilëve rrjedh brenda një vendi dhe i drejtohet ndaj anëtarëve të vendeve të tjera. Me pak fjalë, studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare është një përpjekje për të shpjeguar sjelljen që ndodh përgjatë kufijve të shteteve.Kam dëgjuar poashtu se MN krahasohen me politiken e jashtme dhe atë ndërkombtare.Nuk mund të thuhen edhe shumë fjalë të reja për marrëdhëniet nsërkombëtare pasi që edhe nëse jeni duke lexuar ne rrjetet sociale apo ndonjë libër gjithkund perfshihen poathuajse të njëjtat mendime sic thuhet se ato janë bashkëveprim mes qeverive të shteteve dhe aktorëve të tjerë jasht kufive shtetror,poashtu përfshihen dhe dy drejtimet kryesore teorike te MN sic janë liberalizmi dhe realizmi etj.
Marrëdhëniet ndërkombëtare varen shumë nga forca e individëve. Nuk janë të pakta rastet kur në diplomaci forca dhe gjenialiteti i njerëzve të caktuar kanë imponuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjithnjë dobësia në këtë lloj “lufte” paguhet me çmim tepër të rëndë që kërkon breza të tërë ndryshimesh.Mendoj se forca e imponimit të individëve të vecant është e fuqishme në MN pasi që pothuajse është e pamundur ta ndalosh.
Marrëdhëniet ndërkombëtare përfshin studimin e gjërave të tilla si politika e jashtme, konflikt ndërkombëtar dhe negociatave, lufta, përhapja bërthamore, terrorizmi, tregtisë ndërkombëtare dhe ekonomisë, dhe zhvillimin ndërkombëtar, në mesin e subjekteve të tjera.Sipas asaj që di unë marrëdhëniet ndërkombëtare kanë pësuar ndryshime të mëdha,ajo që bie në sy është numri i shteteve që janë aktor kryesor të MN i cili ka ardhur në rritje.
E qartë shtetet janë aktor kryesor i MN.Së pari mendoj se njerzit duhet të paktën të din njëher cfarë ësht termi marrëdhënie duke e kuptuar si lidhje apo bashkpunim apo bashkveprim sidoqoft pas gjith kësaj rrjedh ajo se cfar lloj marëdhenie është duke cekur në rastin tonë marrëdhënie ndërkombtare..E pra cfarë më shumë mund të flitet për kto marrëdhënie duke e ditur dhe kuptuar atë se ato jan thjesht marrëdhenie ndermjet qeverive të shteteve të botës me aktorë të tjerë! Unë personalisht në momentin që me bie ne sy termi MN kjo me vjen ndermend ndoshta mund të ketë kuptime tjera dhe shumë ndryshe nga kjo që unë kam folur deri më tani por të pakten kështu është folur nëpër shumë shkrime në rrjetet sociale. Përmenda aty lart diku se MN ndikojn në jetën e përditshme dhe se vet ne marrim pjese ne MN.
Kjo domethënë se ne njerzit e ksaj bote nuk mund të zgjedhim të mos jemi pjesë e marrëdhenieve ndërkombëtare,gjithsecili prej nesh kush më pak e kush më shumë është i përfshirë dhe ndikon në ecurin e tyre.Individi bart në vetvete forcë dhe potencial te pafund,pikerisht këtë potencial ne duhet ta përdorim per tu afruar në botën e së ardhmes që ne dëshirojmë.I qëndroj mendimit se gjithsecili duhet të përcaktojë me veprime, mosveprime dhe zgjedhje vendit në të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare.Bota është e jona përtej cdo kufiri shtetëror.Mendoni,studioni,punoni kujdesuni për të sepse është bota juaj.
     
 
what is notes.io
 

Notes.io is a web-based application for taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000 notes created and continuing...

With notes.io;

  • * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
  • * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
  • * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
  • * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
  • * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.

Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.

Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!

Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )

Free: Notes.io works for 12 years and has been free since the day it was started.


You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;


Email: [email protected]

Twitter: http://twitter.com/notesio

Instagram: http://instagram.com/notes.io

Facebook: http://facebook.com/notesio



Regards;
Notes.io Team

     
 
Shortened Note Link
 
 
Looding Image
 
     
 
Long File
 
 

For written notes was greater than 18KB Unable to shorten.

To be smaller than 18KB, please organize your notes, or sign in.