Notes![what is notes.io? What is notes.io?](/theme/images/whatisnotesio.png)
![]() ![]() Notes - notes.io |
TEMPERAMENTI
Temperamenti sanguinik
Njeriu me temperament sanguinik dallohet për shkathtësinë dhe gjallërinë e tij. Të ecurit e ka të shpejtë, lëvizjet në përgjithësi i ka të shumta dhe të shkathëta, të folurit e ka të gjallë dhe të shpejtë, sy të gjallë, mimikë të pasur, që shpreh gjendjen e tij të brendshme. Nxitet shpejt, kundërvepron edhe ndaj ngjarjeve që kanë rëndësi të vogël. Ndjenjat e tij lindin shpejt, nuk janë të forta, i ndryshojnë shpejt dhe i shfaq së jashtmi me anën e mimikës dhe gjesteve të ndryshme.
Zakonisht njeriu me temperament sanguinik e kryen me vrull një punë, por në mjaft raste me gabime. Zë shumë miq, por ftohet shpejt prej tyre dhe i lë. Merr përsipër çdo lloj pune, por shpejt mërzitet dhe nuk e çon deri në fund. Me një fjalë, njeriu që ka këtë temperament është i shoqërueshëm, zemërmirë, i zoti për punë, por i mungon këmbëngulja dhe durimi. Meqënëse është i gjallë dhe i lëvizshëm, i ngacmon shumë shokët dhe i pëlqen të merret me sport.

Temperamenti kolerik
Njeriu me temperament kolerik dallohet për lëvizjet dhe për të folurit e tij të gjallë dhe energjik. Gjestet i ka të forta dhe të prera, ndërsa, sytë e tij kanë shikim të mprehtë.
Nxitet shpejt, ndjenjat i lindin shpejt, i ka të forta dhe i shfaq së jashtmi. Zakonisht njeriu me temperament kolerik çdo gjë e bën me vrull dhe me pasion. Në kundërshtim me sanguinin, është këmbëngulës dhe ka durim. Flet shpejt e me zjarr, prandaj fjala e tij është bindëse.
Temperamenti flegmatik. Njeriu me temperament flegmatik bie menjëherë në sy. Ai është i qetë, bën lëvizje të pakta dhe të ngadalta. Shikimi i tij është i qetë dhe të folurit e ka të ngadaltë. Si nxitja ashtu edhe frenimi lindin tek ai me vështirësi. Vetëm ngjarjet shumë të forta i shkaktojnë ndjenja, të cilat cilat zakonisht i ka të dobta dhe nuk i shfaq së jashtmi. Në kundërshtim me sanguinin, çdo punë e bën me ngadalë. Është i urtë dhe nuk i ngacmon të tjerët.
Temperamenti melankolik
Njeriu me temperament melankolik dallohet për pamjen e tij si të përvuajtur. Mimika e tij është e dobët, gjestet i ka të pakta dhe të lehta, shikimin e syve e ka të lehtë dhe si të mekur. Njeriu me këtë temperament bie në sy, sepse rri gjithmonë mënjanë dhe i veçuar nga të tjerët. Preket shpejt, ndjenjat i ka të forta, të qëndrueshme, por nuk i shfaq së jashtmi.
Në kundërshtim me kolerikun, i cili kërkon të verë në dukje personalitetin e tij, melankoliku përkundrazi, kërkon të jetë i padukshëm. Është i turpshëm dhe shpesh i paguximshëm.
Këto janë karakteristikat në përgjithësi të temperamentit. Në jetë rrallë gjenden njerëz që të kenë vetëm karakteristikat e njërit nga temperamentet e analizuara më sipër. Shpesh ne gjejmë tek ata të përziera karakteristikat e njërit lloj me karakteristikat e llojeve të tjera

![]() |
Notes is a web-based application for online taking notes. You can take your notes and share with others people. If you like taking long notes, notes.io is designed for you. To date, over 8,000,000,000+ notes created and continuing...
With notes.io;
- * You can take a note from anywhere and any device with internet connection.
- * You can share the notes in social platforms (YouTube, Facebook, Twitter, instagram etc.).
- * You can quickly share your contents without website, blog and e-mail.
- * You don't need to create any Account to share a note. As you wish you can use quick, easy and best shortened notes with sms, websites, e-mail, or messaging services (WhatsApp, iMessage, Telegram, Signal).
- * Notes.io has fabulous infrastructure design for a short link and allows you to share the note as an easy and understandable link.
Fast: Notes.io is built for speed and performance. You can take a notes quickly and browse your archive.
Easy: Notes.io doesn’t require installation. Just write and share note!
Short: Notes.io’s url just 8 character. You’ll get shorten link of your note when you want to share. (Ex: notes.io/q )
Free: Notes.io works for 14 years and has been free since the day it was started.
You immediately create your first note and start sharing with the ones you wish. If you want to contact us, you can use the following communication channels;
Email: [email protected]
Twitter: http://twitter.com/notesio
Instagram: http://instagram.com/notes.io
Facebook: http://facebook.com/notesio
Regards;
Notes.io Team